Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Maqedonia në vendet e para në rajin për rritjen e numrit të burimeve të rinovueshme të energjisë

Shkup, 12 prill – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut vitin e kaluar e rriti prodhimin e energjisë prej burimeve të rinovueshme në 827 megavatë, që paraqet rritje prej 10,1 për qind dhe është në kuadër të mesatares botërore të rritjes prej 10,3 për qind, publikoi portali i specializuar “Ballkan Grin Enerxhi Njuz”.

Me rritjen e tillë vendi u gjet në pozitën e tretë në mesin e vendeve të rajonit, pas Qipros e cila shënon rritje të prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për 15,2 për qind në 371 megavat dhe Turqisë me rritje prej 10,8 për qind në 49,4 gigavatë.

Pas Maqedonisë së Veriut u gjetën Greqia me rritje për 9,5 për qind në 10,9 gigavatë, Shqipëria me rritje prej 6 për qind në 2,3 gigavatë dhe Kroacia e cila rriti kapacitetin e prodhimit të energjisë prej burimeve të rinovueshme për 5,1 për qind në 3,2 gigavatë. Vendet e tjera nga Evropa Juglindore nënvizoi rritje shumë të ulët të shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, thekson portali.

Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji të Rinovueshme (IRENA) kapaciteti global i prodhimit të energjisë nga burime të rinovueshme në vitin 2020 është rritur për 10,3 për qind, për diç më pak se 2,8 teravatë.

“Ulja ekonomike e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit la pasoja të thella në mbarë planetin, por energjia e rinovueshme vazhdoi të shënojë rritje. Impresionuese është edhe ajo që energjia solare dhe energjia e erës i përbëjnë së bashku 91 për qind prej instalimeve të reja. Energjia solare pati rritjen më të madhe prej të gjitha teknologjive prej 22 për qind në 714 gigavatë, e ndjekur nga energjia e erës me rritje prej 18 për qind në 733 gigavatë”, shtohet në raportin e IRENA-s.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...