Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi u bashkohen sanksioneve të BE-së kundër Bjellorusisë

Shtatë vende evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, janë rreshtuar me BE-në, në sanksionet e vendosura ndaj Bjellorusisë, si përgjigje ndaj goditjes brutale të protestave pro-demokracisë, të shkaktuara nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një deklaratë më 20 nëntor, tha se shtatë vendet përfshijnë kandidatët e BE-së: Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Ukrainën.

Alyaksandr Lukashenka, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta, në të cilat kërkohej dorëheqja e tij, që nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe shtetet perëndimore kanë refuzuar t’i pranojnë.

Disa protestues janë vrarë dhe mijëra njerëz janë arrestuar që kur autoritetet shpallën Lukashenkën fitues të zgjedhjeve.

Ka pasur, gjithashtu, raportime të besueshme për ushtrim të torturës nga regjimi që synonte shtypjen e protestave.

Shumica e udhëheqësve të opozitës së vendit janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga vendi.Më 15 nëntor, policia në Minsk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues dhe arrestoi qindra njerëz.

Lukashenka sulmoi protestuesit më 13 nëntor, duke u zotuar të mos ia dorëzonte pushtetin askujt, vetëm disa ditë pas vdekjes së një 31-vjeçari bjellorus, i cili besohet të jetë rrahur keq nga forcat e maskuara të sigurisë.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord më 19 nëntor që të zgjerojnë sanksionet ndaj Bjellorusisë, duke përfshirë këtu edhe bizneset, si përgjigje ndaj “brutalitetit të autoriteteve” kundër protestave pro-demokratike, tw cilat filluan pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale që u mbajtën në muajin gusht.

Duke parë se sanksionet e mëparshme ndaj Alyaksandr Lukashenka dhe dhjetëra zyrtarëve të lartë nuk arritën të ndalojnë shtypjen, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha më 19 nëntor se grupi i ri i sanksioneve “duhet të përfshijë jo vetëm individët por duhet të vlejnë edhe për institucionet, për sipërmarrësit por edhe për bizneset”.

Masat e reja “do të afektojnë aktivitetin normal ekonomik” në vend, tha Borrell. Shtetet e Bashkuara, Kanada, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë vendosur gjithashtu sanksione ndaj zyrtarëve Bjellorusë.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...