Maqedonia e Veriut do të organizojë për herë të dytë “Ditën e Investimit” në Bursë

Shkup, 7 shtator – Me qëllim të rritjes së njohurisë të instrumenteve financiare dhe përmirësimit të kulturës së investimit në Maqedoninë e Veriut më 13 shtator për herë të dytë organizohet ngjarja “Dita e Investimit”.

 

“Mbajtja e “Ditës së Investimit” nënkupton se në atë ditë të tregtimit në Bursë të gjithë personat personat fizikë vendorë mund të tregtojnë me aksione në të gjitha segmentet e tregut pa shpenzime të transaksionit që i paguajnë institucionet dhe pjesëmarrësit e autorizuar tregtarë. Më konkretisht, në “Ditën e Investimit” të gjithë personat fizikë vendorë do të mund të blejnë apo shesin çdo aksion pa i paguar provizionet ndaj Bursës, DQLV dhe pjesëmarrësit e autorizuar tregtar, bankat dhe shtëpitë e brokerimit që janë të përfshira në këtë nismë”, thonë organizatorët.

Gjithashtu, nevojitet të përmbushen edhe kushtet në vijim – Investuesit të lidhin transaksione normale me aksione përmes sistemit BEST, me ndërmjetësim të ndonjërit prej anëtareve të theksuara më poshtë të Bursës, vlera e qarkullimit të realizuar ditor sipas investuesit individual nuk duhet të jetë më shumë se 10.000 euro, pavarësisht nga numri i transaksioneve të bursës përmes të cilave e njëjta do të realizohet dhe transaksionet të lidhen përmes klientit, gjegjësisht llogari pronësie.

Në këtë nismë aktivisht marrin pjesë Depozituesi Qendror për Letra me Vlerë dhe tetë anëtare të Bursës dhe DQLV, ndërsa e njëjta mori mbështetje edhe nga Komisioni për Letra me Vlerë.

Related posts

KSHZ: Ja sa qytetarë kanë kontrolluar të dhënat në Listën e Zgjedhësve

D V

Drejtorët e ISHP-ve me letër drejtuar Zaevit: Nuk e pranojmë dorëheqjen e Filipçes

D V

Bërns: Korridori 8 është prioritet i Qeverisë, por edhe i rajonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com