Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maqedonishtja e mohuar nga bullgarët, presidenti thotë se argumentet dhe e vërteta janë në anën tonë

Shkup, 19 tetor – “Ju prezantova dhe i thash se s’jam politikane, por gjuhëtare, po gjithsesi i ndjek deklaratat e tij nëpër media sepse kur ai do të shpjegojë diçka, gjithçka më bëhet e qartë…”, tha Elena Jovanova-Grujovska – Drejtoreshë e Institutit të Gjuhës Maqedonase.

Presidenti Stevo Pendraovski uli kokën kur u lëvdua nga Drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase për deklaratat e qarta.

I qartë duhej të ishte edhe sot kur po fliste para gjuhëtarëve, në 75 vjetorin e standardizimit të gjuhës maqedonase, të cilën po e konteston Bullgaria, duke e quajtur dialekt të sajin.

 “Argumentet shkencore dhe e vërteta është në anën tonë dhe prej tyre nuk mund të heq dorë asnjë njeri i arsyeshëm, për shkak të paraardhësve tanë, për vetë ne, dhe për shkak të obligimit që ta ruajmë atdheun tonë shpirtëror”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti ndjen keqardhje që edhe 75 vite nga standardizimi, ende maqedonishtja është para sfidës për ta dëshmuar veçantinë dhe ekzistencën e saj.

 “Është interesante se mohimi nuk vjen nga autoritete dhe institute gjuhësore relevante botërore, të cilët për këtë çështje ka kohë që janë deklaruar, por më shpesh nga rrethe politike dhe politiko-akademike rreth nesh”, u shpreh Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.

Kontestimin bullgar për gjuhën, shefja e institutit të maqedonishtes e quan çështje të shpikur dhe si studiues nuk e kanë ndërmend më të harxhojnë kohë dhe energji me shpjegime që tashmë i kanë bërë.

 “Të gjitha faktet me zhvillimin historik të gjuhës maqedonase nga shekulli 9, sllavishtja e vjetër, sllavishtja kishtare, variantet e maqedonishtes, shekulli 19, 20, kodifikimi, sot shekulli 21, gjithçka është e shpjeguar në ato 1000 faqe, prandaj ju them se nuk ekziston çështje e tillë, nuk ka pse të diskutohet për këtë temë, për ne është e mbyllur!”, theksoi Elena Jovanova – Grujovska –Drejtoreshë e Institutit të Gjuhës Maqedonase.

Në Bashkimin Evropian gjithkush të drejtën e gjuhës amtare dhe vetëpërcaktimit thotë Jovanova-Grujovska, andaj pohon se kontesti Shkup-Sofje nuk do të bëhet pengesë e eurointegrimit.

 “Çfarë do të bëjmë?! Po dihet se problemi do të zgjidhet dhe se patjetër duhet ta pranojnë gjuhën maqedonase si realitet. Këtu nuk ka diskutim!”, potencoi Drejtoresha e Institutit të Gjuhës Maqedonase, Elena Jovanova – Grujovska.

E edhe pse gjuha mbrohet me këmbëngulje, madje ditë më parë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov tha se “është ok” të mos nisin bisedimet me Bashkimin Evropian nëse në pyetje është maqedonishtja, Instituti i Gjuhës po ngelet pa studiues.

 “Nëse gjendja nuk ndryshohet, do të jetë e tmerrshme! Të gjithë do të pensionohemi ose do të vdesim. Përskaj financave na duhen edhe njerëz, kompjuterët nuk punojnë vetë”, potencoi Snezhana Velkovska – studiuese.

Gjuha maqedonase u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë në mbledhjen e parë të ASNOM-it më 2 gusht 1944. Në ‘45-tën u rrumbullakos kodifikimi i gjuhës bashkëkohore.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...