Agjencia Zhurnal.mk

Maradona përfiton nga anulimi i sezonit në Argjentinë

Klubi i drejtuar nga Diego Maradona, Gimnasia, rrezikonte të binte nga liga në fund të këtij sezoni, mirëpo tani është shpëtuar nga vendimi i Federatës së Futbollit të Argjentinës për ta anuluar këtë sezon.

Argjentina e deklaroi sezonin e vet të futbollit të anuluar dhe tha se nuk do të ketë rënie nga liga për dy vjet shkaku i komplikimeve që i ka sjellë në botën e futbollit koronavirusi.

Vendimi do të ratifikohet në mënyrë zyrtare të martën, përderisa presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, të hënën bëri të ditur se promovimi në ligë do të vazhdonte si zakonisht, mirëpo ai nuk e sqaroi se nga cilat nivele.

Liga e nivelit elitar në futbollin argjentinas veçse kishte përfunduar në fundjavën e parë të marsit, kur Boca Junior ishte shpallur kampion në një ditë të fundit dramatike.

Mirëpo vendimi i Federatës e prek Copa Superliga, garë kjo ku marrin pjesë 24 ekipe dhe që pritej të përfundohej në maj, pasi që tashmë kjo garë është anuluar.

Si pjesë e vendimit, Federata e Futbollit ka vendosur që të mos ketë rënie nga liga për dy vjetët e ardhshme.

Ky vendim do të mirëpritet nga tre klubet e renditura në fund të tabelës, në mesin e të cilave është edhe Gimnasia e drejtuar nga Diego Maradona.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...