Shkup, 27 shtator – Maratona ” Arteria e Arbërit” Nga Dibra deri në Shkup ishte rruga të cilët alpinistët, garuesit dhe bjeshkatarët e kaluan në këmbë plot 161 km.
Gara ishte realizuar në tri etapa, nga 25 shtatori e deri më sot. Pjesëmarrësit rrugën e përshkruajnë të mundimshme, të lodhshme por që ju ka dhënë kënaqësi sportive.
“Ishte eksperiencë jashtzakonisht madhëshore por njëkohësisht edhe brutale, kemi pasur raste të mira dhe të këqia. Kemi njoft njerëz të mirë, mirëpo mbi të gjitha jam e lumtur që kam qenë pjesë e saj dhe me një emocion të jashtzakonshëm kam përfunduar edhe një motiv që më ka mbajt me e përfunduar garën ka qenë ajo ndjejna kombëtare”, u shpreh alpinistja nga Kosova, Valdete Çollaku.
“Përshtypja ime, ëndëra ime ka qenë ku të parët e mi kanë kaluar në atë rrugën e Arbërit të vjetër, që ka qenë e mundimshme që e kanë përshkruajtur të parët e mi. Është një ngjarje që s’kam mund ndryshe ta përjetoj vetëm kur e kam kaluar atë rrugë”, theksoi alipinsti nga Kosova, Kemajl Biçkaj.
Në garë kanë marrë pjesë gjithsej 40 garues. Faza e parë e garës ka përfshirë rrugën nga Tirana nëDiber, ndërsa faza e dyta nga Dibra në Shkup.
Garuesit thanë se garën e tretë do ta realizojnë në muajin nëntor por ende nuk e kishin përcaktuar destinacionin.