Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Marca para ndeshjes: Spanja njeh Kosovën, jemi rivali i 92 sportiv i tyre

Lajmet nga gazetat spanjolle që lidhen edhe me situatën politike, po vazhdojnë edhe sot, në ditën kur takohen Spanja dhe Kosova.

Gazeta e njohur “Marca” sot ka publikuar një artikull me titullin “Spanja njeh Kosovën”, duke theksuar se “Dardanët” do të jenë kundërshtarët e 92-të në histori të Spanjës.

“Sot nuk është një ditë tjetër në historinë e ekipit kombëtar. 31 Mars 2021 do të mbetet data në të cilën Spanja u përball me një rival që Qeveria jonë nuk e njeh. Federata Spanjolle e Futbollit nuk i paraqiti asnjë kërkesë FIFA-s për të mos luajtur me Kosovën, gjë të cilën e bëri Serbia, Rusia dhe Bosnja-Hercegovina.

Shorti i Kosovës po shkonte në grupin A, por më parë Serbia ishte tashmë atje, gjë që bëri që ata të kalojnë automatikisht në B. Dhe atje ishte Spanja. Dhe rrëmujë. Sot, në La Cartuja, ndeshja do të zhvillohet nën ritualet që FIFA dhe UEFA imponojnë në të gjitha duelet e kombëtareve” – thuhet mes tjerash në këtë artikull.

Gazeta spanjolle gjithashtu ka përmendur faktin se nga Grupi B, vetëm Suedia njeh shtetin e Kosovës. Kujtojmë se në këtë grup krahas Kosovës dhe Suedisë, janë edhe Spanja, Greqia e Gjeorgjia.

Po ashtu është shkruar një rrëfim për fëmijërinë dhe luftën për Vedat Muriqin, ndërsa ceket edhe fakti që lojtari i Real Sociedad, Adnan Januzaj është nga Kosova.

Ndryshe, Spanja dhe Kosova takohen sonte në “La Cartuja” të Sevillës nga ora 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Postime të ngjashme

Calhanoglu flet fjalët e para si interist

Zekirija Haxhiu

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Zekirija Haxhiu

Ende nuk ka marrëveshjes mes Messit dhe Barcelonës

Zekirija Haxhiu

Sergio Busquets i gatshëm ndaj Sllovakisë

Zekirija Haxhiu

Trajneri Daniel Farke me fjalë të mëdha për Milot Rashicën

Zekirija Haxhiu

Goditje magjike dhe klas i treguar tek goli ndaj Skocisë, vitet janë vetëm numra për Modricin

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...