Marca: PSG pranon ofertën e Realit për Kylian Mbappe, transferimi i pashmangshëm

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini i kanë përafruar qëndrimet lidhur me transferimin e Kylian Mbappes drejt kryeqytetit spanjoll.

 

Dy klubet kanë vazhduar me shkëmbimin e e-maileve, ofertave dhe fjalëve në ditët e fundit, ndërsa oferta më e fundit e Los Blancos ishte 170 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë shtesash, sipas Marca, është pranuar nga klubi francez.

Jo për faktin se PSG e ka analizuar situatën dhe ka vendosur se është zgjidhja e vetme e përshtatshme, ndërkohë që anësori e ka kërkuar kalimin te Mbretërit dhe në fund të sezonit ka mundur të largohet me parametrat zero.

Gjithmonë sipas mediumit spanjoll, njoftimi zyrtar mund të ndodhë gjatë ditës së premte kur kampioni i botës mund të arrijë në Madrid për ta finalizuar marrëveshjen, para se të grumbullohet me ekipin kombëtar të Francës.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, u tregua diplomatik në deklaratën e tij pas shortit të Ligës së Kampionëve, por duke mos e mohuar faktin se lojtari mund të largohet.

Në anën tjetër, Reali ka vazhduar të veprojë sipas ligjit dhe në mënyrë korrekte, ndërsa me pëlqimin e Mbappe gjithçka ishte në favor të Los Blancos. Tashmë pritet vetëm njoftimi zyrtar. 

Related posts

Legjenda e Liverpoolit e cilëson Sanchon si sulmuesin anësor më të mirë në botë

D V

Presidenti Agnelli dhe trajneri Allegri të bindur në qëndrimin e Chiellinit te Juventusi

D V

Gjesti i madh nga Depay, pranon menjëherë uljen e pagës për t’i ndihmuar Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com