Agjencia Zhurnal.mk

Marcelo konfirmon të ardhmen e tij

Mbrojtësi brazilian nuk do të largohet nga “Los Blancos” as këtë verë.Marcelo do të vijojë të mbajë veshur fanellën e Real Madridit edhe edicionin e ardhshëm pavarësisht spekulimeve që flisnin për një largim të tij nga Madridi. Me kërkesë të Zinedine Zidane, braziliani do të qëndrojë edhe më tutje tek Reali.

Francezi e konsideron 30-vjeçarin që u transferua në Madrid në verën e vitit 2006 në moshën 18-vjeçare si një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës. Si klubi ashtu edhe vetë lojtari kanë për qëllim të vijojnë rrugëtimin e tyre drejt sezonit 2019/20, pavarësisht interesit që ka shfaqur për të klubi italian i Juventusit. Pavarësisht ecurisë thuajse zhgënjyese të tij në pjesën e parë të sezonit Zidane e riktheu përsëri në formacion dhe Marcelo e ka shpaguar duke treguar disa paraqitje të mira. Tanimë pasi që Marcelo ka vendosur të qëndrojë, Reali pritet të bëjë disa përforcime në reparte të tjera të ekipit, për të qenë të gatshëm që sezonin e ardhshëm të luftojnë për trofetë më të rëndësishëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...