Maresca nuk e sheh Chelsean konkurrent për titullin në Angli

nga D V

Chelsea është rikthyer në një skuadër të fuqishme dhe aktualisht janë në pozitën e tretë në Ligën Premier.

The Blues kanë nëntë pikë më pak se lideri Liverpooli, derisa kanë pikë të barabarta me Arsenalin dhe janë mbi kampionët aktual Manchester Cityn.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca u pyet në konferencën e tij për shtyp sot nëse ai ende ndjen se skuadra e tij nuk është në garën për titull.

“Absolutisht, nuk jemi në garë për titull. Ata (Arseal dhe Liverpool), kanë qenë në dy vitet e fundit afër Cityt dhe ne jo”.

“Arsenal dhe Liverpool ishin shumë, shumë afër Cityt. Liverpool ata kanë qenë atje, ne nuk kemi qenë atje”.

“Shpresojmë se së shpejti mund të jemi atje”, ka deklaruar Maresca.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More