Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiç: I kënaqur dhe krenar për epilogun pozitiv në rastin me Mijallkovin

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç pas prezantimi të programit “Për Drejtësinë – Monitorimi i Zbatimit të Strategjisë së Reformës në Drejtësi 2020-2021” deklaroi se ndihet krenar për epilogun pozitiv me rastin e fundit me ish shefin e policisë sekrete Shasho Mijallkov, transmeton Alsat.

“Ne do të flisnim kot për reformat dhe ndryshimet ligjore, nëse i kthejmë shpinën asaj që po ndodh në terren. Megjithëse nuk janë nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Drejtësisë, unë jam i tanguar nga zhvillimet e ditëve të fundit që kanë tronditur publikun dhe për një moment minuan besimin tek institucionet. Duhet të theksoj se jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe krenar që ngjarja pati epilogun e saj pozitiv dhe është mirë që një prokuror special, i caktuar nga prokurori publik i shtetit, do të hetojë nëse, kush dhe në cilën pjesë dështoi në pretendimet se një person i caktuar po përgatitet të ikë”, pohoi Mariçiç.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...