Mariçiq: Analiza e parë funksionale për Ministrinë e Drejtësisë – themel për reformat e ardhshme

Shkup, 27 gusht – Themel për të gjithë hapat e ardhshme reformuese, dokument i cili do të mundësojë krijimin e institucionit efikas dhe transparent në shërbim të qytetarëve. Kështu ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq e prezentoi Analizën e parë funksionale për Ministrinë e Drejtësisë në ngjarjen e sotme hibride me këtë rast.

 

Analiza, theksoi Mariçiq, jep shfaqje të plotë dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha kompetencat e Ministrisë.

“Si Ministri e Drejtësisë vlerësuam se është më se e nevojshme të kemi një analizë të tillë, e cila do të jetë themel për të gjithë hapat e ardhshëm reformues të cilët do t’i bëjmë, në drejtim të modernizimit të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe në gjyqësinë në përgjithësi”, potencoi ministri.

.Analiza funksionale e Ministrisë së Drejtësisë është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa e zbatuar nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike. Ky dokument së bashku me analizat funksionale të 27-të gjykatave themelore, përgatitja e së cilave është në vijim, do ta përmbyllë procesin e përgatitjes së analizave funksionale për të gjitha institucionet gjyqësore në vend.

Related posts

Dalëngadalë po numërohemi, për dy ditë janë regjistruar 136.773 persona

D V

54 raste të reja me Covid, nuk ka pacientë të vdekur

Z H

Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat e huaja eviton përsëritjen e veprës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More