Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq do ta prezentojë Qeverinë në takimet javore koordinuese në Kuvend

Shkup, 20 nëntor – Qeveria sot në seancë ka sjellë vendim ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq të marrë pjesë në takimet koordinuese javore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si përfaqësues i Qeverisë, në vend të Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër për Luftë Kundër Korrupsionit dhe Krimit.

“Në seancën e sotme, Qeveria konstatoi që të ndryshojë Konstatimin e sjellë në Seancën e parë të Qeverisë, të mbajtur më 1 shtator 2020, me të cilin Lupço Nikollovski është përcaktuar përfaqësues i Qeverisë nga radhët e ministrave, i cili do të marrë pjesë në takimet koordinuese të radhës në Kuvendin e RMV-së dhe e përcaktoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, Përfaqësues i Qeverisë nga radhët e ministrave, i cili do të marrë pjesë në takimet javore koordinuese në Kuvendin e RMV-së”, kumtoi sonte pres shërbimi qeveritar.

Gjithashtu, Qeveria ka sjellë edhe konstatim me të cilin ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është caktuar për nënshkrimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, si edhe notat shoqëruese të implementimit të Marrëveshjes në kontekst të protokollit për Irlandën/Irlandën e Veriut midis BE-së dhe MB.

Qeveria në seancën e sotme, në fushëveprimin e çështjeve kadrovike e ka emëruar Zoran Petrovin Koordinator kombëtar për zbatimin e platformës kombëtare për uljen e rreziqeve prej fatkeqësive dhe katastrofave të RMV-së.

Postime të ngjashme

Pendarovski – Kodheli: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë negociatat me BE-në

Zekirija Haxhiu

“Çairçanja” do të zgjerohet me 6 korsi dhe shtigje për biçikleta, do të rrënohen shumë objekte

Zekirija Haxhiu

Dimitrov: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut është problem edhe i BE-së

Zekirija Haxhiu

Firmat vendore pjesë e platformës digjitale për rrjetëzim me zinxhirët global të furnizimit

Zekirija Haxhiu

Geer: Të gjithë duam fillim të negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur

Zekirija Haxhiu

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...