Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mariçiq: Do të hetohen gjitha prolongimet e pa arsyeshme të seancave gjyqësore

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë në një prononcim për DW ka theksuar se Këshilli Gjyqësor është institucioni që do ta zbaton filtrimin në gjyqësorë, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se me metodologjinë e re të filtrimit do të hetohen gjitha keqpërdorimet në gjyqësorë, gjegjësisht prolongimet e shumta të paarsyeshme të seancave gjyqësore, punën e gjykatësve etj.

“Jemi dëshmitarë të prolongimeve të shumta të seancave gjyqësore, para se gjithash për ato të korupsionit të lartë dhe krimit të organizuar, ndërsa për këto reagon edhe opinioni. Qëllimi i filtrimit është të bëhet një hetim i thellë të punës së gjykatësve në më shumë aspekte, mes të cilave edhe për prolongimet të paarsyeshme të seancave. Do të kontrollohet edhe mosrepsketimi ose shkelja e seancave ligjore, vjetërsimi, gjegjësisht kyerja e sanksioneve në lëndët penale, si dhe vendimet eventuale të parregullta. Do të zbatohet kontrollë ndaj lëndëve nga ana e komisionit tre anëtarësh. Zgjedhja se cilët lëndë do të kontrollohen do të bëhet në disa kriteriume, por edhe në zgjedhje të rastit. Bëhet fjalë për lëndë që kanë shkaktuar reagime në opinion, lëndë për të cilat ka dyshime se nuk është vepruar sipas ligjit, lëndë që janë vjetërsuar ose janë para vjetërsimit etj”, ka deklaruar mes tjerash Bojan Mariçiq, Ministër i Drejtësisë.

Postime të ngjashme

I riu vuan nga leukemia akute, kërkon ndihmën tuaj

D J

“Arratisja” dhe “rishfaqja” e Mijallkovit, një farsë e madhe!

D J

Covid-19, regjistrohen 725 raste të reja

D J

“Dhoma Publike”, aktivistët kërkojnë dënim për anëtarët e grupit

D J

Protestat për ‘Monstrën’, kërcënon maqedonasi: Do t’ju “shkelë me kamion”(Foto)

D J

Spasovski-Kozhuvarovska: Në rritje siguria në komunikacion

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...