Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatik

Shkup, 24 nentor – Ministria e Drejtësisë tashmë ka filluar procedurë për hartimin e Kodit të ri Penal, në të cilin do të përfshihen vepra penale, me të cilat do të rritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë. Kjo u deklarua sot nga ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin e tij në uebinar “Ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut: Zgjidhje për përforcimin e sigurisë së gazetarëve”.

Për hartimin e një teksti cilësor të ligjit, ai shtoi se si Ministri ata mbajtën një takim me përfaqësuesit e fellës gazetareske dhe shoqatat e gazetarëve, duke përfshirë edhe SHGM dhe sindikatën.

“Propozimet e tyre janë sigurisht të mirëseardhura, sepse vetëm përmes një dialogu të hapur me gazetarët, do të mund të miratojmë ligj të ri që do t’i mbrojë më tej për të bërë të lirë punën e tyre me përgjegjësi, dhe të gjithë ata që do të përpiqen t’i frikësojnë ata qoftë fizikisht ose verbalisht për të sulmuar gazetarët, gjegjësisht punonjësit mediatikë, të ndëshkohen në mënyrë rigoroze”, theksoi Mariçiq.

Ai sqaroi se në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve, grupi i punës për Kodin Penal janë propozuar ndryshime në disa vepra penale nga një forme më e rëndë, natyrisht nëse krimi ishte kryer kundër një gazetari. Gjobat në të ardhmen, sipas Mariçiqit, duhet të jenë akoma më të rrepta.

Postime të ngjashme

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Zekirija Haxhiu

Covid/ 5 të infektuar dhe 1 viktimë

Zekirija Haxhiu

Zaev: Nuk lejojmë në tryezë të vendoset identiteti dhe gjuha maqedonase

Zekirija Haxhiu

Himni i Maqedonisë V. më tepër monoetnik se sa multietnik, çfarë duhet ndryshuar?

Zekirija Haxhiu

Vullnet Ameti takohet me akademikun Marenglen Verli nga Shqipëria

Zekirija Haxhiu

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...