Maqedoni

Mariçiq: Është lajm i rrejshëm se Gjykata në Strasburg ka vendosur që falja e Ivanovit të vlejë

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Fejsbuk kumtoi se informata e publikuar në disa mediume se Gjykata për të drejta të njeriut në Strasburg ka vendosur që falja e ish-presidentit Gjorge Ivanov të vlejë – paraqet “lajm të rrejshëm klasik”.

“E saktë është se para Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg, disa persona të akuzuar apo gjykuar në procedurat e ish-PSP-së filluan procedurë me të cilën i problematizojnë procedurat rrjedhëse gjyqësore në Maqedoni të Veriut, nga aspekti i faljeve të Ivanovit”, thekson Mariçiq.

Ai thekson se Gjykata evropiane për të drejta të njeriut më 25 shtator 2020, në përgjigje të Qeverisë parashtroi dy grupe të aplikimeve të cilat janë parashtruar kundër shtetit para kësaj gjykate ndërkombëtare, ndërsa lidhur me lëndët të cilat janë rrjedhëse para gjykatave vendore dhe janë në lidhje me bisedat e përgjuara.

“Por, këto aplikime nuk janë vendosur nga ana e GJEDNJ, por më 25.09.2020, vetëm janë parashtruar në përgjigje të Qeverisë së RMV-së, ndërsa procedura për vendosje të tyre duhet fillimisht të fillojë vitin e ardhshëm”, shton ministri i Drejtësisë.

Sipas tij, spekulim absolut janë informatat për pasoja të mundshme rreth lëndëve rrjedhëse para gjykatave vendore, kur procedurat e lëndëve para GJEDNJ janë në fazë fillestare të komunikimit, ndërsa për epilogun nga procedurat, gjithsesi do të duhet të pritet vendimi i Gjykatës në Strasburg, që mund të vijë edhe pas tre viteve.

Proceset gjyqësore do të vazhdojnë rreth ligjeve ekzistuese të shtetit tonë, ndërsa drejtësi duhet të ketë për të gjithë, shton ministri Mariçiq në Fejsbuk.

Postime të ngjashme

LSDM: Mickoski i ofendon mjekët dhe e rëndon sistemin shëndetësor

XH,I

Kreu i Besës, Kasami takoi ministrin Cakaj, diskutojnë për bashkëpunim

T E

Nisma “Stop Rusinos” kërkon mbylljen e tërësishme të deponisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...