Maqedoni TOP LAJM

Mariçiq-Gaber: Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik do të jetë bartës i ndryshimeve në gjyqësi

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Përgatitjet e Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik dhe fillimi i trajnimit të gjeneratës së VII-të të Akademisë që këtë vit zhvillohet në kushte të Kovid-19 ka qenë temë e bisedës së sotme të ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe drejtores së Akademisë, Natasha Gaber- Damjanovska.

Në takim siç njoftoi Ministria e Drejtësisë është diskutuar rreth Ligjit të ri të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik që është me rëndësi të jashtëzakonshme për sundimin e të drejtës dhe pavarësimit të organeve gjyqësore duke pasur parasysh se Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publik është dera për hyrjen në gjyqësi.

Ministri Mariçiq ka thënë se bëhet fjalë për ligj të rëndësishëm i cili duhet të mundësojë hyrje të gjeneratës së re dhe të fortë të trajnuesve të Akademisë që duhet të jenë bartës të ndryshimeve në gjyqësi.

Me drejtoren Gaber, ministri Mariçiq ka folur edhe rreth përmirësimit të funksionalitetit të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik dhe krijimin e kushteve më bashkëkohore të trajnuesve.

Qëllimi bazë i Ligjit është revidimi dhe mënyra e selektimit dhe dhënies së provimit pranues dhe përfundimtar para komisionit të ekspertëve në bazë të kritereve të matura dhe objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatëve.

Postime të ngjashme

Zaev shkon në Sofje të takojë Borisovin

T E

Specialja edhe sot interviston Ali Ahmetin

R ZH

Ushtria do të sigurojë institucionet shëndetësore, Prilepi pret vendim për karantinë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...