Mariçiq: Hungaria nuk e ka ndërmend të ekstradojë Gruevskin

Shkup, 24 shtator – Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, ka komentuar ekstradimin dhe rikujtoi se vendi ynë ka bazë të kërkojë nga Hungaria ekstradim të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

Por lajmet nga Budapesti vijnë se Hungaria nuk e ka ndërmend të lëshojë Gruevskin pasi ka azil politik.

“Për të ka bazë ta kërkojmë. Nga Budapesti morëm informatë se nuk planifikojnë ta ekstradojnë për momentin sepse ka azil politik nga qeveria hungareze”, tha ministri i drejtësisë.

Ai foli edhe për regjistrimin dhe konsideron se deri në fund të javës me sukses do të përfundojë regjistrimi. Sipas tij, apelet për bojkot nuk kanë marë mbështetje nga qytetarët të cilët janë të vetëdijshëm për operacionin statistikor.

Ndryshe deri tani janë regjistruar rreth 1.400.000 qytetarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut kapet duke drejtuar automjetin 252,8 kilometra në orë

Redaksia

Maqedonia e Veriut regjistron popullsinë në shtator

D V

Ganiu: Pozita e gruas në Çair është tepër e fuqishme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More