Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: I ndryshojmë ligjet për një siguri më të madhe për viktimat si ato të “Dhomës Publike”

Shkup, 4 shkurt – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi thotë se pas ndërhyrjes së institucioneve dhe mbylljes së grupit “Dhoma Publike”, tani rasti është në duart e prokurorisë dhe gjykatave të cilat duhet të veprojnë. Ministri paralajmëroi se do të ndryshohen ligje që të ketë siguri më të madhe për viktimat si ato nga “Dhoma Publike”, por edhe dëme më të ashpra.

“Tani është në veprim prokuroria, ta ndriçojë këtë rast përmes rrugës gjyqësore, ka mjaft materiale të cilat janë dorëzuar në prokurori. Ne si institucione të cilat i propozojmë rregulloret, atë që mund ta bëjmë tani dhe e bëjmë tani është sjellja e propozim ndryshimeve në Kodin Penal. Të gjitha këto çështje janë mbuluar edhe në Konventën e Stambollit dhe mbi bazë të implementimit të saj  vendosim vepra të reja penale siç është  “gjurmimi” dhe “ngacmimi gjinor”, tha Mariçiqi në deklaratën për Teëevizionin 24, përcjell Zhurnal.mk

Përndryshe, këtë ndryshime të Kodit penal tashmë kanë përfunduar në Ministrinë e Drejtësisë dhe së shpejti hyjnë në procedurë qeveritare, pastaj në procedurë parlamentare. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...