Maqedoni

Mariçiq – Ivanovska: Nevojitet bashkëpunim mes institucioneve në luftën kundër krimit

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Përgjegjësia e institucioneve në reformat në gjyqësi, avancimin e kapaciteteve të KSHPK për luftë kundër korrupsionit dhe përmbushjen e rekomadnimeve të GREKO-s, janë vetëm një pjesë e temave për të cilat është biseduar në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë Bojan Mariçiq me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit Biljana Ivanovskën dhe Vlladimir Georgievin, anëtar i KSHPK.

Në takim, siç informojnë nga Kabineti i Mariçiqit, është diskutuar rreth përgjegjësisë së institucioneve në reformat në gjyqësi, si dhe nevojën për përmirësim të bashkëpunimit të institucioneve për udhëheqje të parandalimit më të suksesshëm dhe luftë aktive kundër korrupsionit.

Ministri Mariçiq, ka theksuar se do të ketë mbështetjen e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në drejtim të avancimit të kapaciteteve për luftë kundër korrupsionit dhe theksoi se pikërisht Komisioni për Antikorrupsion është një ndër institucionet kryesore në procesin e negociatave me BE-në. Në takim është diskutuar edhe rreth përmbushjes së rekomandimeve nga V-rrethi i GREKO-s.

Postime të ngjashme

Filipçe: Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse pritet të miratohen në procedurë të shkurtuar

T E

Policia rrugore në Shkup dhe Tetovë do të furnizohet me kamera për trup

XH,I

Zv.ministri Nuhiu: Vettingu në format e caktuara zgjidhje me efekte të shpejta

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...