Maqedoni

Mariçiq – Joveski: Mbështetje për përforcim kadrovik të Prokurorisë Publike

Zhurnal Ads

Shkup, 7 shtator – zhurnal.mk – Sot në Ministrin e Drejtësisë, është mbajtur takimi i parë zyrtarë mes ministrit të drejtësisë, Bojan Mariçiq, dhe prokurorit publik Ljubomir Joveski, informon Zhurnal.

Zbatimi i ligjit për Prokurori Publike dhe ligji për këshillin e Prokurorëve Publik kanë qenë temë e diskutimit në takimin e sotëm.

Në takim është biseduar për nevojat e Prokurorisë publike dhe përforcimit të kapaciteteve kadrovike që do të sillte në përmirësimin e efikasitetit në veprimin e lëndëve.

Ministri Mariçiq theksoi se përfitimet nga ligji i ri për Prokurori Publike tanimë janë të dukshme, duke aluduar në procedurën e filluar për përzgjedhjen e pesë Prokurorëve në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekej të krimit të organituar dhe korrupsionit.

Ministri Mariçiq ka potencuar se përforcimi kadrovik me bashkëpunëtorë profesionistë për çdo prokuror publik do të jetë erë e vërtetë mbi shpinë dhe do të mundësojë luftë më efikase kundër korrupsionit, si një nga problemet më të ndjeshme për shoqërinë tonë dhe theksoi se pret luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Njëherit, temë e diskutimit ishte edhe sjellja e akteve nënligjore të cilat dalin nga Ligji për Prokurori Publike, e të cilat janë të rëndësishme dhe kanë të bëjnë me procedurën dhe kriteret për vlerësim të prokurorëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Zaev sot do të bisedojë me kancelaren Merkel

XH,I

Përsëri thyhet rekordi: 386 raste të reja me Covid dhe gjashtë të vdekur

Z H

Takimi Grubi – Zyberi “dush i ftohtë apo dush i ngrohtë” ?

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...