Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i ri i drejtësisë Bojan Mariçiq në një prononcim për DW, ka deklaruar se kësaj strukture të VMRO-DPMNE-së nuk i intereson fare drejtësia, informon Zhurnal.
Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja ka të drejtën e protestës mirëpo ende është herët për protesta sepse Qeverisë duhet t’i jepen 100 ditë hapësirë që të fillojë me politikat e saja.
“Gjithsesi, opozita ka të drejtë të protestojë ku të dojë dhe kur të dojë. Ky është fryti i demokracisë sonë. Por, në çdo vend demokratik Qeveria e re ka hapësirë prej 100 ditëve të fillojë politikat e saj, ndërsa opozita të konsolidohet pas humbjes në zgjedhje. Gjithsesi, që të shmangë thirrjet për dorëheqjen e tij dhe të defokusojë diskutimin për përgjegjësinë e tij, lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski hynë në skenar për protesta me të cilën kërkohet drejtësi”, thotë Mariçiq.
Sipas tij, kjo strukturë e VMRO-DPMNE-së e dëshmoi në vepër se nuk është e interesuar për drejtësi.
“Është paradoksale që kjo strukturë e VMRO-së të kërkojë drejtësi për disa procese gjyqësore. Për thirrjet për dretjësi, kam përshtypjen se po trokasin në derë të hapur, kishte tre vite që Mickoskit i shtrimë dorën për shumë projekte ligjore për reforma në gjyqësi dhe për sjellje të drejtësisë. Në vend të kësaj, VMRO-DPMNE formoi ekip negociues ku në masë të madhe kishte persona me akuza, apo nën hetim të Prokurorisë, apo avokatë të tyre, pikërisht të pengojnë drejtësinë dhe të mbulojnë krimet e regjimit të Gruevskit. Sa persona prej atyre që protestuan ende janë të akuzuar apo janë të dënuar për korrupsion? A pamë ndonjë vepër apo fjalë me të cilën Mickoski distancohet nga praktikat e shtetit të robëruar apo vetëm i vazhdoi ato?”, ka deklaruar Mariçiq, ministër i drejtësisë.
Për ministrin Mariçiq, akuzat për klane dhe mafia janë qesharake kur vijnë nga aktorët kryesorë të një shteti të robëruar me pasojat e së cilës ende po luftohet.//Zhurnal.mk