Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

Shkup, 18 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq ka dërguar kritika deri te opozita, pasi siç thotë, pengojnë ndryshimin e Rregullores së punës së Kuvendit për votim online në seanca plenare.

“Në të gjithë parlamentet e civilizuara në Evropë dhe në rajonin tonë, tashmë punohet në seanca online në forma të ndryshme. Parlamenti Evropian me 800 deputetë është digjitalizuar në tërësi me seanca online të komiteteve, në plenum dhe me votim online. Atë e kanë bërë të gjithë, sepse është nevojë dhe qasje njerëzore në kushte të pandemisë afatgjate e cila i ka prekur të gjithë. Vetëm te ne, Rregullorja e Kuvendit nuk mund të ndryshohet që të mundësohet pjesëmarrje online e deputetëve të infektuar për shkak të strategjisë politike destruktive të gjithë opozitës”, shkroi mes të tjerash Mariçiq në “Facebook”.

Ndërkaq, se ka pasur përpjekje për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit për votim online, në seancë plenare njoftoi edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Postime të ngjashme

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

Pendarovski u takua me Zef Mazin, kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në

B L

Dixhitalizimi: “Nxënësit do të mësojnë nga tekste të printuara nuk do të rrinë para kompjuterit”

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...