Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Ngjarjet në Kuvend i dënoi e tërë bota, do të ishte dëm për shtetin nëse i jepet ngjyrim politike

Shkup, 4 maj – Kemi Komision të antikorrupsionit I cili po hapë raste në mënyrë joselektuese dhe është më I mirë se ai që ka qenë para disa viteve. Më parë nuk I dinim as emrat e anëtarëve të cilët punojnë aty, e jo më se çka punojnë, deklaroi ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Objektiv” në TVM.

Ai potencoi se Qeveria punon me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit në mënyrë që ata t’I kenë të gjitha kushtet për punë, pa përzierje të pushtetit ekzekutiv.

“GREKO njohi se Qeveria ka bërë përpjekje – edhe financiarisht edhe politikisht dhe institucionalisht në mënyrë që të vendoset system për luftë kundër korrupsionit. Nga 23 rekomandime të cilat duhet të përmbushen, 13 janë implementuar, ndërsa 10 të tjerat janë në rrjedhë”, tha Mariçiq.

Ai foli edhe për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, gjykimin dhe reagimet që dolën nga ajo ngjarje.

“Aktvendimi për 27 Prillin duhet ta parandalojë dhunën si mjet legjitim politik. Të gjithë qytetarët dëshmuan se ngjarjet prej para katër viteve ishin rrënim terrorist I rendit. Nuk guxojmë të harrojmë se çka ndodhi më 27 Prill – kur një grup I organizuar I njerëzve hyri me dhunë në Parlament dhe tentoi të parandalojë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe ajo përfundoi me sulm të përgjakshëm ndaj disa deputetëve”, theksoi ministri I Drejtësisë.

Ai shtoi se ngjarjet në Kuvend I dënoi e tërë bota dhe do të ishte dëm për ne si shtet nëse e ndryshojmë narrative dhe t’I jepet ngjyrim politik asaj ngjarje.

I ypetur për kërkesat për gjykim të sërishëm për rastin “27 Prilli”, ministri përsëriti se nëse ekzistojnë dëshmi të reja, atëherë atom und të bashkangjiten në mënyrë që të ketë përsëritje të procedurës.

Ai I dërgoi kritika opozitës edhe për përdorimin  e strategjisë së bllokimit të punës së Kuvendit.

Ai sqaroi se Kapitujt 23 dhe 24 nga negociatat për në BE janë çelësi, sepse me to happen negociatat dhe me to mbyllen, ndërsa Kuvendi është partner I rëndësishëm në përmbushjen e kushteve në ato kapituj.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...