Mariçiq: Mund të sillet ndryshimi që procesi gjyqësor të mos fillojë prej fillimit pas largimit të disa gjykatësve

Shkup, 27 korrik – Jam i bindur se në grupin punues për Ligjin për procedurë penale do të mund të sendërtohet propozimi I një pjese të gjykatësve apo shtresës gjyqësore, procesi gjyqësor të mos fillojë tërësisht prej fillimit pas largimit të njërit nga anëtarët e këshillit gjyqësor, porn ë afat të caktuar prej disa muajve të vazhdojë gjykimi atje ku ka mbetur, tha sot ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

 

Ai në pyetjen e gazetarëve përse nëse ka ndryshim të disa gjykatësve apo të jurisë gjyqësore, gjykimet fillojnë prej fillimit, në vend se të vendoset ndryshimi që në afat prej 3 muajve të vazhdojnë gjykimet, theksoi se po bëhen ndryshime të hollësishme të Ligjit për procedurë penale dhe se do të merret parasysh edhe ky propozim.

“Ka grup të punës në Ministrinë e Drejtësisë, I cili punon në ndryshime të Ligjit për procedurë penale. Ai grup akoma punon dhe do të punojë deri në fund të vitit apo fillim të vitit të ardhshëm, sepse po bën ndryshime të hollësishme të Ligjit për procedurë penale. Kjo bëhet në bazë të mësimeve të marra nga praktika e deritanishme, një nga ,mësimet është roli I gjykatësve anëtarë të jurisë dhe mandatit të tyre, moment kur shkojnë në pension dhe çka ndodhë me procesin gjyqësor pas largimit në pension”, tha Mariçiq në konferencën për shtyp, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Përndryshe, siç tha ministri, kjo pjesë e mandateve dhe emërimit dhe shkarkimit të gjykatësve anëtarë të juries është definuar në Ligjin për gjykata dhe në ligjet procesore. Ai sqaroi se mu këto ligje vështirë ndryshohen, sepse sillen me shumicë prej dy të tretave në Kuvend.

Ministri sqaroi se që të mund të ndryshohet kjo pjesë e mandatit të gjykatësve anëtarë të juries dhe emërimit dhe shkarkimit të tyre, si dhe zëvendësimi I tyre pas largimit nga procedura, do të duhet të definojnë ndryshim ligjor I  I cili do të marrë mbështetje prej 80 për qind në Kuvend.

“Atë sfidë e kemi para nesh, por ne si Qeveri nuk do ë heqim dorë, unë jam I bindur se në grupin e punës për Ligjin për procedura penale do ta kemi parasysh dhe mund të sendërtohet mu propozimi I një pjese të gjykatësve apo shtresës gjyqësore, procesi gjyqësor të mos fillojë plotësisht prej fillimit pas largimit të njërit nga anëtarët e këshillit gjyqësor, por ai në afat të caktuar prek disa muajve të mund ë njoftohet me rastin dhe të vazhdojë gjykimi atje ku ka mbetur”, tha Mariçiq.

Kjo, sipas ministrit, mund të bëhet përmes procesit të digjitalizimit, kur pritet gjykimet të xhirohen  tërësisht, në mënyrë që cili do anëtar I ri I këshillit gjyqësor drejtpërdrejtë të njihet me dëshmitë dhe me rrjedhën e gjykimit.

“Ne jemi të gatshëm si Qeveri dhe si Ministri ta propozojmë këtë në grupin e punës ndërkaq më tutje do të shohim në dialog me parlamentarët dhe grupet e deputetëve dhe me partitë në Kuvend të arrijmë, edhe në interest ë opinionit dhe të procedurave të shpejta gjyqësore në afat të matur të arrijmë pajtueshmëri nga 80 deputetë që ky ndryshim të votohet”, shtoi Mariçiq. 

Related posts

Humb jetën gruaja shtatzënë në Gjinekologjinë e Çairit, shpëtohet foshnja

D V

Zgjedhjet lokale/ BDI zyrtarizon kandidatin për Vrapçishtin

D V

Maqedoni, nuk ka pritje nëpër vendkalimet kufitare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com