Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Ndërmjetësimi po ka suksese në gjykata

Shkup, 9 qershor 2021– Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në konferencën “Ndërmjetësimi – për një kulturë të re në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” tha se ndërmjetësimi si një mënyrë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të lehtësojë gjykatat nga grumbullimi i rasteve, transmeton Telegrafi.

Sipas Ministrit, Ligji i ri për Ndërmjetësimin, i cili tashmë ka kaluar procedurën qeveritare, do të forcojë më tej rolin e ndërmjetësuesve dhe do të rrisë besimin e palëve në procedurë.

“Statistikat tregojnë se numri i përgjithshëm i ndërmjetësimit nga viti 2007 deri në 2016, nuk arrin as te numri treshifror, por nga viti 2017 fillon të vërehet dallimi i madh. Vetëm në vitin 2020 ndërmjetësimi ka arritur në 1943 raste në regjistrin e shënimeve të procedurave për ndërmjetësim në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat për 65% ose 1275 kanë përfunduar me marrëveshje.

Qëllimi i Ministrisë për Drejtësi është që të risë këtë përqindje, ndërsa Maqedonia e Veriut të jetë lider rajonal kur bëhet fjalë për kontestet e zgjidhura në rrugën e ndërmjetësimit”, tha Mariçiq.

Në fjalimin e tij, Ministri theksoi rëndësinë e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve dhe se ndërmjetësimi mund të sjellë padyshim shumë përfitime për një shoqëri: zgjidhje më të shpejtë, kosto dukshëm më të ulëta për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por edhe një gjyqësor i lehtësuar.

Postime të ngjashme

Vetëm 30% e territorit të vendit ka kanalizime

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

Gjevgjelia dhe Demir Kapia sot regjistruan 43 gradë celsius, temperaturat vazhdojnë të jenë të larta

D V

Mariçiq: Do të ketë përmirësime në Kodin zgjedhor, pres të votohet nga mesi i gushtit

D V

Pendarovski: Ende jemi të robëruar në të kaluarën

D V

Spasovski: Mbi 15 mijë qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet, për shkak të bllokimit të Ligjit në Kuvend

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...