Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Në BE nuk ka disponim për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Bashkimi Evropian (BE) është i vetëdijshme për gabimet që ka bërë dhe sikur ta kishim këtë politikë në vitin 2008 me siguri tashmë do të ishim pjesë e BE-së, deklaroi të hënën ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

I ftuar në emisionin “Studio 10” në TV24 ai tha se deklaratat e Varhejit për ndarje nuk kanë logjikë, pasi e dimë në të kaluarën, në vitin 2019 kur Franca e kërkoi metodologjinë e re, një pjesë e shteteve nuk donin neve të na ndanin nga Shqipëria.

“Qëndrimi i Varhejit është i tij, nuk shoh disponim në BE të bëhet ndarja e të dyja shteteve”, tha Mariçiq.

Sipas tij kjo mund të rritë euroskepticizmin sepse është luftë për kredibilitetin e Bashkimit Evropian, Austrisë dhe Gjermanisë dhe të tjerët që përpiqen të jenë në Ballkan.

“Nuk është sekret se Varheji është nga partia e kryeministrit Orban, nuk më takon mua ta komentoj sjelljen e tij, duhet të jepet  një mundësi për veprimet e tij. Kemi bashkëpunim korrekt me të. Ka vullnet për zgjerim, por tema atje nuk është aq e popullarizuar. Ne kërkojmë të fillojmë negociata, duhet të jemi këmbëngulës në këtë kërkesë, jemi të rrethuar me vende anëtare. Nuk ka politikë tjetër më serioze për ne nga anëtarësimi në BE, gjithçka tjetër do të hapë mundësi për non-pejperë”, vlerlsoi Mariçiqi.

Postime të ngjashme

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

MPB: 3 të lënduarit në aksidentin e autobusit, refuzuan intervenimin mjekësor!

Dafina Vidishiqi

Bakiu: Jemi kundër zgjedhjes së kryetarëve të komunave me një raund të vetëm

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...