Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq në takim me Fajon dhe Joveva: Mbështetje për reformat dhe eurointegrimet

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në Bruksel kishte dy takime të veçanta me eurodeputetet sllovene Tanja Fajon dhe Irena Joveva, në të cilat është biseduar për reformat në Maqedoninë e Veriut me fokus të atyre në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Mariçiq, siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, i ka brifuar eurodeputetet për përgatitjet për zbatim të regjistrimit dhe me sukses ka përfunduar faza e parë e operacionit statistikor. Ai ka potencuar se e paqëndrueshme është gjendja e shtetit të jetë pa regjistrim tashmë 20 vjet.

“Ministri detajisht i prezantoi reformat në gjyqësi, me theks të digjitalizimit dhe filtrimit në gjyqësi të cilat i zbaton Këshilli Gjyqësor”, qëndron në kumtesë.

Ministri Mariçiq gjatë vizitës së punës disaditëshe në Bruksel kishte mbledhje edhe me eurokomisarët, Johanes Han dhe Vera Jurova, në të cilat mori mbështetje për reformat në gjyqësi dhe integrimet evropiane.

Postime të ngjashme

Në fshatin Nerasht u mbajt kuvendi i nëndegës së Lëvizjes BESA

Dafina Vidishiqi

Mungojnë punëtorët në Maqedoni, sindikata: Situata alarmante, paguani punëtorët sa duhet

Dafina Vidishiqi

Vazhdon çmontimi i anijeve në lumin Vardar

Dafina Vidishiqi

Palmer: Me rëndësi është të përshpejtohet aderimi i Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

“Muhafizi i 200 hafizave i’a dorëzoi shpirtin krijuesit të vet”

Dafina Vidishiqi

Hysni Ismaili pjesëmarrës në Sesionin e tetë plenar të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që mbahet në Antali të Turqisë i ri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...