Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq nga Ankaraja: Përvojat e Turqisë për digjitalizim të gjyqësorit për ne janë me rëndësi të madhe

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Shkaku kryesor i vizitës në Turqi është shkëmbimi i përvojave në pjesën e edukimit të kuadrove në gjyqësor dhe digjitalizimin e sistemit gjyqësor, tha ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në paraqitjen telefonike nga Ankaraja në emisionin “Utrinski brifing”, ku foli për vizitën në Bruksel dhe Ankara dhe digjitalizimin e gjyqësorit.

“Sot do ta vizitoj Drejtorinë e Përgjithshme për Teknologji Informatike ku do të kemi mundësi që të shohim se çfarë sistemi për digjitalizim të gjyqësorit kanë këtu. Digjitalizimi te ne do të mbështetet nga partnerët tanë ndërkombëtarë si ambasada e SHBA-së, Misioni i OSBE-së në Shkup, qeveria e Norvegjisë, etj”, informoi Mariçiqi.

Homologut turk, ministrit të Drejtësisë, Gjul, Mariçiqi ia ka prezantuar planin e digjitalizimit të mbi 120 gjykatave në vend dhe ka theksuar se përvojën të cilën e ka Turqia në procesin e vendosjes së teknologjisë informatike në gjyqësor është me rëndësi të madhe për ne.

Ministri, gjithashtu, informoi se në Bruksel ai ka porositur se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë intensivisht t’i zbatojë reformat në vend, por se nevojitet që BE-ja të mos e humb fokusin dhe sa më shpejtë të krijojë kushte për fillimin e bisedimeve.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...