Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mariçiq: Nuk heqim dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Shteti ka ndërmarrë gjithçka që është në fuqinë e tij për ekstradimin e Nikolla Gruevskit në vend. Nga ekstradimi nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë aktivisht të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend, thotë ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi në intervistën për MIA-n.

Shteti, siç thekson Mariçiqi, nuk është i limituar lidhur me atë sa herë mund të kërkojë ekstradimin të personave të cilët janë në arrati.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë kushtetues vendimin për tërheqjen e abolimit të ish presidentit Gjorge Ivanovit është një moment i ri në këto raste. Për ish kryeministrin deri tani janë parashtruar dy kërkesa për ekstradim, njëra më 20.11.2018 dhe tjetra më 13.6.2019. Nga ekstradimi i Gruevskit nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend”, thotë Mariçiq.

Kërkesat për ekstradim, siç shton, janë procedura me shtete të huaja të cilat gjithmonë e kanë fjalën e fundit në pikëpamje të ekstradimit.

“Përgjigjet apo shkaqet për refuzim janë gjithmonë të ndryshme – ndonjëherë kryerësi nuk mund të locohen, ndonjëherë merret vendim të mos ekstradohet, ndonjëherë procedura vazhdon dhe kërkohen materiale shtesë. Puna jonë është të mos dorëzohemi ta përmbushim kërkesën e organeve gjyqësore që kryerësit e veprave penale të sillen në Maqedoninë e Veriut dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm për të gjitha lëndët të cilat janë në vijim”, theksoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Postime të ngjashme

“Eko Guerilla” në letrën drejtuar kryeministrit kërkon përgjigje në lidhje me dëmet e ujit të pijshëm për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve

D J

Shilegov: Kemi rezultate dukshëm më të mira me cilësinë e ajrit

D J

Carovska: Punojmë në zgjodhje të re ligjore për konfirmim më bashkëkohor të materialeve në arsim

D J

Fillon protesta për “Monstrën”, kërkohet liri dhe drejtësi

D J

Ristovska demanton Spasovskin për Mijallkovin

D J

CIVIL: Protestat për “Monstrën” të mbahen pa incidente të dhunshme dhe të respektohen masat për mbrojtje nga Kovid-19

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...