Shkup, 14 shtator, zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në pres konferencën e sotme paralajmëroi ndryshime në kodin zgjedhorë dhe sjelljen e listave të hapura të kandidatëve, nëse për këtë ka dhe vullnet politik nga partitë, transmeton Zhurnal. Masa është pjesë e planit të punës e cila do të duhet të realizon Ministria që e drejton Mariçiq.
“Do të punojë në ndryshimin e kodit zgjedhorë me të cilën do të sillet dhe principi i listave të hapura të kandidatëve që nga zgjedhjet e para lokale vitin e ardhshëm”, tha Mariçiq.