Mariçiq për takimin e Figelit me Kamçevin: Shumë zhurmë për asgjë

Shkup, 30 shtator – Shumë zhurmë për asgjë,  është një dramë e Shekspirit, kështu ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, duke qenë mysafir në brifingun e mëngjesit, e komentoi famën e djeshme të cilën ish komisari dhe ish i dërguar special  për të drejta fetare Jan Figel e bëri para burgut të Shutkës ku insistoi të hyjë brenda  për ta vizituar Orce Kamçevin.

“Mendoj se gjithë ai tregim është fryrë në opinion me siguri për ndonjë qëllim. Takimi i Figelit me Orce Kamçevin është në kërkesë të avokatit të Kamçevit. Është kërkuar para dy ditësh  nga gjykata,  ndërsa pastaj u paraqit para burgut  dhe kërkoi të takohet me Orce Kamçevin. Isha i njoftuar, kërkuam informata nga Komisioni Evropian dhe nga Ambasada  sllovake,  atij të gjitha funksionet i kanë kaluar. Bëhet fjalë për iniciativë private edhe nga gjykata kanë pasur dilema nëse për momentin ka ndonjë funksion. Është kontrolluar dhe  vërtetuar se  nuk ka funksion. Nuk kishte leje nga gjykata  për një kohë të caktuar, pastaj i është lejuar. As unë as eurokomisari Varheji  nuk kemi bërë nxitje te askush që të ndodh apo jo vizita, këto janë spekulime”, sqaron ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ministri theksoi se  të gjithë të burgosurit kanë vizita të rregullta nga avokatët dhe të afërmit e familjeve.

“Orce Kamçev para disa  muajve kishte edhe kërkesë për vizitë nga Komiteti i Helsinkut për të Drejtat e Njeriut dhe kjo u ishte lejuar. Askujt asgjë nuk i është ndaluar. Më duhet të përmend se jashtë të gjitha procedurave është paraqitja para burgut dhe kërkesa të takohet me të burgosurin, është puna e gjykatës për lejet e dhëna për vizitë të personave në burg”, theksoi Mariçiq. 

Related posts

Zaev tregon cilat jane dy kërkesat konkrete të Bullgarisë

D V

Taravari për zgjedhjet në Gostivar: Pushteti është në panik

Redaksia

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More