Mariçiq: Qytetarët tashmë filluan në mënyrë elektronike të marrin vërtetimet për evidencën penale

Shkup, 9 tetor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se shërbimi elektronik i nxjerrjes së vërtetimeve të evidencës penale në mënyrë të suksesshme funksionon edhe në praktikë dhe se qytetarët po e shfrytëzojnë shërbimin.

Ai tha se kjo ishte ndër shërbimet që po digjitalizohen, ndërsa qëllimi është që të mos pritet në sportele dhe këto vërtetime të nxjerrin në mënyrë elektronike.

“Sipas informacioneve që kam, qytetarët tashmë përdorin këtë shërbim dhe sistemi funksionon. Qytetarët në mënyrë moderne i marrin këto vërtetime, përkatësisht vërtetimin se nuk është dënuar”, tha Mariçiq.

Ai tha se kjo është vetëm një nga shërbimet që do të digjitalizohen.

Related posts

MF: Ulet borxhi shtetëror, vazhdojmë përpjekjet për stabilizim të borxhit

Z H

VMRO-DPMNE shpreh ngushëllime për familjet e viktimave të zjarrit në Tetovë

N E

Mexhiti: Ta rikthejmë Haraçinën duke ia dhënë votën Ridvanit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More