Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mariçiq: Rezultatet e regjistrimit do t’u nevojiten edhe kryetarëve të ardhshëm të komunave

Shkup, 4 shkurt  – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq tha se rezultatet e regjistrimit do të jenë thelbësore që të merren para zgjedhjeve lokale, në mënyrë që kryetarët e komunave të ardhshëm të krijojnë programe dhe projekte të rëndësishme dhe të qëndrueshme.

Përveç kësaj, ai bëri thirrje për të zvogëluar, siç thotë ai, tensionin e panevojshëm në shoqëri përpara operacionit statistikor dhe për të lënë statisticienët të kryejnë regjistrimin, duke ndjekur standardet më të larta.

Për Mariçiqin, shtyrja e regjistrimit, siç kërkohet nga opozita, do të jetë vetëm në dëm të shtetit.

“Ata duan që regjistrimi të shtyhet për vitin e ardhshëm. Vitin e kaluar, kur biseduam për regjistrimin e popullsisë, kërkuan që ai të shtyhet për këtë vit, ndoshta do të jetë kërkesa e tyre që ta shtyjnë atë çdo vit. Kështu që mendoj se nëse e shtyjmë nuk do të ndryshojë shumë, sepse tani është koha e duhur, tani makineria është përfshirë në Entin e Statistikës të Shtetit. Mendoj këtë verë, koha e verës, kur njerëzit udhëtojnë, pushojnë dhe është nxehtë. Ne vjeshtë kishim zgjedhje lokale, dhe duhet t’i kemi rezultatet nga zgjedhjet lokale. Kryetarët e komunave duhet të planifikojnë dhe propozojnë politika bazuar në rezultate të reja. Duhet ta normalizojmë këtë punë. Le të bëhemi shtet normal dhe gjithçka nuk duhet të jetë partiake dhe e politizuar”, tha Mariçiç gjatë pjesëmarrjes në “Brifingun e mëngjesit”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...