Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq – Saiti: Pushteti gjyqësor duhet të punojë në përmirësimin e besimit të opinionit

Zhurnal Ads

Shkup, 11 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq sot pati takim me kryetarin e Shoqatës së gjykatësve, Xhemail Saiti, i cili njëherit është gjykatës në Gjykatën supreme.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Mariçiq ka diskutuar për mbrojtjen e pavarësisë gjyqësore, rritjen e përgjegjësisë, efikasitetit dhe transparencës së gjykatësve dhe gjykatave.

Mariçiq potencoi se besimi i opinionit dhe fama e gjyqësisë mund ta përmirësojë më së shumti vetë pushtetin gjyqësor, por se proceset për kthimin e famës do t’i inicojë Ministria e Drejtësisë.

Ministri theksoi se pret nga Shoqata e gjykatësve të jetë partner në zbatimin e reformave dhe në mënyrë aktive të përfshihet me rekomandimet dhe këshillat profesionale në procesin e spastrimit të gjyqësisë.

Në takim, ministri Mariçiq theksoi se do të jetë mbështetje e organeve gjyqësore në procesin e përforcimit kuadrovik me bashkëpunëtorë profesionalë dhe krijim të kushteve për luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dita kundër trafikimit me njerëz, të ndërmiren masa konkrete nga institucionet

T E

Mariçiq: Autoritetet greke nuk mund t’i gjejnë Grujevskin dhe Boshkovskin

Z H

Mbyllet një çajtore në Haraçinë, arrestohet pronari

T E

“Një shoqëri për të gjithë” vetëm një dëshirë

D J

Zjarr në një objekt në Gostivar, humb jetën një grua

T E

Xhaferi përfundoi me dëshminë për “27 Prillin”

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...