Mariçiq: Selia e VMRO-DPMNE-së është në Budapest e jo në Shkup

Shkup, 8 tetor – Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, mbrëmë në 24 analizë, sa i përket veprimeve të VMRO-DPMNE-së, shpreht se ata udhëzimet i marin nga Budapesti dhe jo prej këtu në Shkup.

 

Sipas tij, selia e VMRO-DPMNE-së është në Budapest, transmeton Zhurnal.

“Selia e VMRO-DPMNE-së nuk është në Shkup, por në Budapest. Komandat vijnë prej atje, kandidatët për zgjedhje lokale i marin prej atje udhëzimet për veprime politike”, tha ministri.

Ai shtoi se vendi ynë ka katër propozime pozitive nga Komisioni Evropian për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së kur ky propozim ishte i ngrirë.

“Në mars vitin e kaluar morëm vendim për fillim të negociatave nga 27 shtete, ku edhe Bullgaria na dha mbështetje. Faza e ardhshme është miratimi i kornizës negociuese dhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ne jemi para asaj faze, e cila nuk ndodhi përshkak se Bullgaria kërkon mënyrë si çështjet bilaterale t’i imponojë në këtë kornizë negociuese. Ne udhëheqim politikë serioze dhe përgjegjëse për dallim nga Vllatko Gjorçev dhe VMRO-DPMNE. Ne nuk e mbajmë shtetin për 10 vite në tunel, nuk njihet vendi ynë si shtet i robëruar. Ne nuk jemi dhe nuk kemi qenë të hidhëruar me shtetet fqinje”, tha Mariçiq.

Ai shtoi se derisa dikush është simbol i politikave përgjegjëse dhe mendon se interesat kombëtare ndërtohen me buste milionëse, ajo është VMRO-DPMNE.//Zhurnal.

Related posts

Dy vjet pas miratimit, Ligji për gjuhën shqipe nuk gjen zbatimin e duhur në Maqedoni

D V

Shilegov: Nuk arrita të shoh vizion për Shkupin te opozita

Z H

Sadi Bexheti: I kam hyrë garës për ti dhënë jetë Tetovës, për të mos ikur të rinjtë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More