Maqedoni

Mariçiq takon gazetaren Smilevska, përmes ndryshimeve në Kodin penal të rritet mbrojtja e gazetarëve

Zhurnal Ads

Shkup, 15 shtator – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot u takua me gazetaren e “Al Xhaziras”, Milka Smilevska e cila u sulmua në protestën e javës së kaluar.

Ministri, siç kumtoi pasdite Ministria dikasteriale, ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje dhe potencoi se sulmet e tilla e rrezikojnë lirinë e raportimit të mediumeve dhe nuk janë të mira për shoqërinë e ardhshme demokratike, ndërsa negativisht  reflektojnë edhe ndaj imazhit të shtetit.

Mariçiq pret që institucionet të veprojnë përmes këtij rasti me çka do të dërgojnë mesazh që sulmet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen ndaj gazetarëve tjerë dhe punonjësve mediatikë.

Ministri paralajmëroi se do të bëjë përpjekje maksimale përmes ndryshmeve ligjore në Kodin penal që të rritet mbrojtja e ekipeve të gazetarëve, lidhur me dispozitat të cilët kanë të bëjnë me parandalim ose sulm të gazetarëve në kryerjen e veprimtarisë profesionale. Lidhur me këtë çështje, ministri Mariçiq paralajmëroi dialog me sindikatat e gazetarëve dhe mediumeve.

Postime të ngjashme

Xhaferi – Pahor: Do vazhdojë përkrahja sllovene në rrugën drejtë BE

T E

21 viktima dhe 565 të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit

T E

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...