Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Të gjithë të kemi besim në regjistrimin, të ndërpritet politizimi dhe kontestimi

Shkup, 1 mars, Zhurnal.mk – Me regjistrimin e të burgosurve dhe persona të paraburgosur në Institucionin ndëshkues përmirësues K’shanje në Kumanovë sot zyrtarisht është shënuar fillimi i procesit të zbatimit të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Tani për tani vlerësimi i institucioneve kompetente është se gjithçka zhvillohet sipas rregullave dhe protokolleve të nënshkruara nga institucionet kompetente.

Prej sot në dy javët në vijim, siç ka njoftuar drejtori i Drejtorisë për kryerjen e sanksioneve, Marjan Spasovski do të regjistrohen 2.200 të dënuar dhe persona në paraburgim në Institucionet ndëshkuese përmirësuese dhe edukuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Regjistrimi do të zhvillohet në disa faza dhe do të angazhohen katër persona të autorizuar gjatë këtij procesi.

Ministri Bojan Mariçiq i cili sot bashkë me drejtorin e ESH-së, Apostoll Simovski kanë bërë inspektim gjatë regjistrimit në K’shanje ka dërguar porosi deri te qytetarët se ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe ka ftuar aktivisht të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit të tyre.

“Mbledhja e këtyre informacioneve është përdor për të gjithë që të mund të krijojmë politika edhe në kuptim arsimor edhe në aspekte financiare dhe ekonomike, shëndetësore dhe aspekte tjera. Të gjithë duhet të kemi besim në regjistrimin që profesionalisht zhvillohet, sipas rregullave dhe standardeve të konfirmuara me të gjitha masat mbrojtëse lidhur me Kovid-19 dhe mundemi në një mënyrë të shpejtë dhe efikase ta përfundojmë në interes të qytetarëve”, ka thënë Mariçiqi.

Ka apeluar edhe deri te faktorët politik siç tha të ndalohet me politizimin e regjistrimit edhe me kontestime shtesë dhe ka apeluar të bashkohen dhe të dërgojnë porosi deri te qytetarët aktivisht të marrin pjesë në regjistrim.

Prej sot në funksion është edhe regjistri i diasporës i hapur në ueb faqen e ESH-së dhe siç tha drejtori Simovski kanë marrë informacione se bashkëqytetarët tanë nga jashtë maksimalisht e shfrytëzojnë këtë aplikacion për vetregjistrim.

“Të urojmë sukses. Ky është operacion që është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit- ta kryejmë siç duhet, interes kemi të gjithë. Nëse refuzojmë të regjistrohemi i bëjmë dëm vetvetes”, ka thënë Simovski

Postime të ngjashme

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

Forumi i gruas i BDI-së, panel diskutimi mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë

R Zh

A duhet të agjërojë një i prekur nga Covid-19 me simptome të lehta?

R Zh

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Z H

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti uron muajin e Ramazanit

R Zh

Teuta Arifi prezanton punimet për shtegun e biçikletave në qendër të qytetit (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...