Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq: Të mos teprohet me masat restriktive

Shkup, 16 tetor – Zhurnal.mk – Angazhimi ynë është që masat restriktive të jenë minimale dhe vetëm kur kjo të jetë e domosdoshme për mbrojtje të shëndetit publik. Sa më shumë t’u përmbahemi masave dhe rekomandimeve të cilat janë dhënë deri më tani, aq më shpejtë do ta tejkalojmë këtë krizë, deklaroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në Forumin e shtatë rajonal për sundim të së drejtës në Evropën Juglindore me temë “Kovid-19 dhe të drejtat e mbrojtura me Konventën e Evropës për të drejta të njeriut”.

“Së bashku me shtetet e tjera edhe Maqedonia e Veriut po bën përpjekje maksimale për ta mbrojtur shëndetin publik dhe të balancojë mes masave restriktive dhe pasojave ekonomike-sociale. Megjithatë, udhërrëfyes në vendimet për mbrojtje të shëndetit të njeriut dhe vendimet për përballje me pandeminë duhet të jetë trinia e shenjtë: sundimi i së drejtës, demokracia dhe të drejtat e njeriut”, potencoi Mariçiq.

Si një nga vendimet më të vështira të Qeverisë së kaluar, Mariçiq theksoi se ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme dhe derogimi i të drejtave të njeriut të konfirmuara me Kushtetutë dhe Konventën evropiane për të drejta të njeriut de vendosjen e masave restriktive.

“Të përballur me ‘të panjohurën’, koronavirusi e imponoi nevojën që në shumë shtete të vendosen masa restriktive, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Sërish, Maqedonia e Veriut nuk ishte përjashtim dhe në periudhën e qeverisë teknike, u përballëm me një nga vendimet më të guximshme, e ai ishte të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për përballje me pasojat nga pandemia: shëndetësore dhe ekonomike”, theksoi Mariçiq.

Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Sali Murati në fjalimin e tij në Forum, theksoi se pandemia na përkujtoi të gjithë ne se ruajtja e jetës dhe shëndetit ishin qëllimi kryesor i të gjitha shteteve në botë dhe se qeveritë u desh të vepronin shpejtë dhe në mënyrë kredibile, duke i respektuar me atë rast të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sundimin e së drejtës.

“Megjithatë, fakt i pakontestueshëm është se edhe përkundër asaj që Forumi mbahet në disa lokacione, në realitet të ri, ai është një ngjarje jashtëzakonisht me ndikim ku ka mundësi të këmbehen mendime dhe përvoja me përfaqësues të instancave më të larta gjyqësore nga i tërë rajoni, me gjykatësit nga Gjykata evropiane për të drejta të njeriut dhe me përfaqësuesit e tjerë të shtresës juridike për shkak të arritjes së “bilancit të drejtë” mes mbrojtjes së shëndetit, çrregullimeve sociale dhe ekonomike dhe ,mbrojtjes së të drejtave të njeriut në pajtim me të drejtën nacionale dhe Konventën evropiane për të drejta të njeriut”, theksoi Murati.

Në emër të ambasadave të Britanisë së Madhe dhe t Holandës, pjesëmarrësve në ngjarje iu drejtuan ambasadorja Rejçell Gallouej, e cila tha se angazhimi i tyre në mbështetje të reformave në Maqedoni të Veriut mbetet i fuqishëm.

“Maqedonia e Veriut e ndoqi me sukses rrugën reformuese në sektorin e drejtësisë, me miratim dhe ndryshim të legjislaturës kyçe në pajtim me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe standardeve evropiane. Këto përpjekje tani duhet të zgjerohen me implementim të përkushtuar dhe efektiv, që do ta përforcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe o ta kthejë besimin e opinionit në drejtësi”, theksoi Gallouej.

Përfaqësuesit e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, Këshillit të Evropës dhe të institucioneve juridike në shtatë vende të Evropës Juglindore u tubuan në Forumin e shtatë rajonal për sundim të së drejtës në Evropën Juglindore, që mbahet më 16 dhe 17 tetor, në mënyrë që të diskutojnë për KOVID-19 dhe të drejtat e mbrojtura me Konventën evropiane për të drejta të njeriut.

Gjykatës të mëparshëm dhe aktual të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut të cilët morën pjesë në konferencën qendrore bisedojnë për të drejtat nga Konventa evropiane për të drejta të njeriut të cilat janë prekur nga pandemia, mbrojtjen e tyre dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Njëkohësisht, kryetarët dhe gjykatësit e gjykatave supreme dhe kushtetuese nga shtatë shtete të Evropës Juglindore u tubuan në qendrat nacionale të punës në qytetet kryesore – Bepgrad, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup, Tiranë dhe Zagreb. Ata po marrin pjesë në ngjarje përmes video linkut, së bashku me ombudspersonët nacional (avokatët e popullit), agjentët qeveritarë para Gjykatës në Strasburg, përfaqësues të akademive të jurisprudencës dhe qendrave për trajnime në jurisprudencë, fakultete, organizata joqeveritare dhe profesionistë juridik.

Në konferencën qendrore të mbajtur në rajonin e Strasburgut, mori pjesë edhe kryetari i Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, Robert Spano.

Duke e hapur Forumin, Spano tha se sundimi i së drejtës është “i natyrshëm për të gjithë anëtarët e Konventës”, qëndrim, të cilin Gjykata e ndërmerr vazhdimisht.

“Ai është udhërrëfyes i Konventës. AI paraqet bazë juridike dhe morale të punës së Gyjkatës, së bashku me parimet fondamentale të demokracisë dhe dinjitetit njerëzor”, shtoi Spano.

Pjesëmarrësit në ngjarje gjithashtu u përshëndetën edhe nga ana e komisares për të drejta të njeriut të Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq, e cila tha se kriza shëndetësore i zbuloi dhe i përkeqësoi gjatë kohë pabarazitë e pranishme në gëzimin e të drejtave të njeriut.

Forumi për sundim të së drejtës në Evropën Juglindore paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme vjetore për përfaqësuesit e jurisprudencës, juristët dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga rajoni. Qëllimi i tij është ta promovojë zbatimin e Konventës evropiane për të drejta të njeriut në nivel shtetërore, ta nxisë bashkëpunimin rajonal në drejtim të zhvillimit të vazhdueshëm të sundimit të së drejtës, si dhe t’i ndihmojë përpjekjet e vendeve nga rajoni për integrim në Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...