Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mariçiq: Të përforcohet transparenca në gjyqësorë

“Gjykimi online”, temë e pashmangshme, por akoma vetëm si ide

Shkup, 1 nëntor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në intervistën për REL, tha se tema e gjykimeve online është e pashmangshme duke parë trendet e funksionimit të institucioneve në këtë mënyrë, edhe pse sipas tij funksionimi i tillë nuk është i njejtë me kushtet e rregullta, por në mungesë të këtyre kushteve, duhet në njëfarë mënyre të funksionohet.

“Me hapjen e temës për gjykim online kemi për qëllim të tentojmë ta mbajmë efikasitetin e gjyqësorit, por edhe ta rrisim, të mundohemi ta bëjmë drejtësinë të kapshme për qytetarët dhe të mundësojmë që në mënyrë praktike përbërja të vazhdojë të funksionojë edhe në këto kushte… Nëse në fund do të përfundohet me digjitalizim të tërësishëm ose do të kërkohen zgjidhje të tjera, një pjesë të tyre e propozoi Prokurori Lubomir Joveski, që gjykimet të mbahen në ambient të hapur, të ketë gjykime në objekte të mëdha. Edhe ai është një opcion që nuk do ta hedhim poshtë,por nuk do ta përjashtonim si mundësi edhe atë ide për të cilën duhet të flitet me autoritetet e gjyqësorit.”

Duke folur për kritikat rreth implementimit të ligjeve në praktikë, Mariçiq tha se në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore do të punohet më shumë për implementimin e tyre, pasi siç theksoi, nuk duhet lejuar që ligjet e mira të mbeten vetëm reçeta për veprim.

“Mendoj se më e rëndësishme se gjithçka është që në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të kemi njëfarë përparimi të dukshëm në kuptimin e planifikimit të aktiviteteve, përshpejtim të implementimit të ligjeve dhe drejtësi efikase të cilën qytetarët do ta shohin edhe si drejtësi të qasshme për qytetarët. Mendoj se kemi mirëkuptim me këto institucione kompetente, mendoj se kemi bashkëpunim të mirë deri më tani dhe se ne nuk duam që të lejojmë që ligjet e mira të mbeten vetëm receta për veprim, pa u implementuar në praktikë. Qëllimi ynë është që vërtetë të shihet ndryshim I dukshëm dhe transformim në sistemin gjyqësorë.”

Mariçiq tha se si ministër në kabinetin e kësaj përbërjeje qeveritare, pret që Këshilli gjyqësorë dhe ai i prokurorëve publik të veprojnë në mënyrë më aktive dhe të japin rezultate të dukshme për punën e tyre. Pret nga pushteti gjyqësor që, për aq sa mundësojnë ligjet, të jenë më transparent ndaj opinionit, me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre organeve gjyqësore dhe të ulet perceptimi për korrupsion eventual apo çfarëdoqoftë tjetër ndikimi.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...