Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mariçiq – Thimonier: Franca dëshiron fillim sa më të shpejtë të negociatave me BE-në

Shkup, 22 shtator – Zhurnal.mk – Franca si mike e madhe e Maqedonisë së Veriut tregon mbështetje të fuqishme për aspiratat tona për fillim të shpejtë të negociatave me BE-në dhe është mbështetëse e rëndësishme e sistemit të qeverisjes së të drejtës, si dhe për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në takim me ambasadorin francez në vend, Kristijan Timonie.

Ambasadorit francez Timonie i cili është në largim, ministri Mariçiq iu falënderua për përkushtimin dhe pjesëmarrjen personale në arritjen e rezultatit më të mirë të mundshëm në rrugën reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, duke shfaqur shpresë për thellimin e bashkëpunimit, Mariçiq theksoi se vendi gjendet në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme menjëherë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin zyrtar të negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, periudhë në të cilën në mënyrë intensive do të përkushtohet në reformat në pjesën e qeverisjes së të drejtës.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

BE heq zyrtarisht kufizimet për qytetarët e Maqedonisë e Veriut (VIDEO)

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...