Agjencia Zhurnal.mk

Mariçiq: VMRO-DPMNE ndikon negativisht në procesin e eurointegrimeve

Shkup, 16 janar – Zhurnal.mk – Duke komentuar vizitën e djeshme të eurokomesarit për zgjerim të BE-së Oliver Varhejli, këshilltari për eurointegrime në Qeveri, Bojan Mariçiq thotë se VMRO-DPMNE do të ndikojë negativisht në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, transmeton Zhurnal.

Arsyen për këtë Mariçiq e sheh tek fakti që partia opozitare nuk po dërgon sinjale se do të përdorë emrin kushtetues të shtetit, ndërsa njëkohësisht paralajmëron se do ta vendosin Maqedoninë në “korsinë e shpejtë” të BE-së.

“Kjo është kontradiktore. Gjithsesi, eurokomesari dje na urdhëroi tre kushte dhe tha se Maqedonia është e gatshme të fillojë negociatat. Në shkurt do të bëhet raport i ri dhe eurokomesari tha se është mirë si ndihmë në pjesën e qeverisjes të së drejtës dhe për rezultatet në shkurt, ligji për Prokurori Publike të sillet. Me VMRO-DPMNE-në është negociuar për këtë ligj për një kohë të gjatë dhe bënë gjithçka që të skadojë afati dhe të mos sillet ligji. Në këtë mënyrë ata negativisht ndikojnë mbi procesin. Por, ne nuk do të heqim dorë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi të sjellim ligjin duke lobuar me deputetët tjerë deri në shpërbërjen e Kuvendit”, deklaroi Mariçiq sot në “Utrinski brifing”./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...