Shkup, 29 korrik – Marijana Ilievska është zgjedhur për anëtare të Këshillit të prokurorëve publikë të Maqedonisë së Veriut nga radhët e prokurorëve publikë nga rajoni i Prokurorisë së Lartë Publike Manastir.
Siç informojnë nga Këshilli, prokurorja e cila vjen nga Prokuroria Themelore Publike Prilep ka marrë 19 vota nga po aq votues.
Ajo ka qenë e vetmja kandidate e paraqitur, e cila edhe i ka plotësuar kushtet për zgjedhje.