Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Marimanga” selekton veturat, diplomatët “nuk i sheh” apo nuk guxon t’i prekë!?

Shkup, 5 shkurt – Zhurnal.mk – Vendparkimet në komunat e Shkupit vazhdojnë edhe më tej të ngelen problem i pazgjidhur për qytetarët dhe komunat në përgjithësi.

Përshkak ndërtimeve të pakontrolluara të objekteve dhe ndërtesave të ndryshme, çdo herë e më pak ngelin hapësira të lira për vendparkime. Qytetarët tentojnë të gjejnë mënyrë ku të gjejnë vendparkim falas sepse me shumë gjasa shërbimet e parkingjeve i’u duken të shtrenjta.

Veçanërisht, në komunën Qendër kemi hasur në raste kur disa parkingje janë shtrenjtuar madje deri në 250 denarë për një orë. Në komunën Qendër gjithashtu më së paku mund të gjendet një vendparkim i lirë përshkak se i gjithë fokusi i obligimeve ditore lidhet me këtë zonë, dhe çdo cep është zonë me pagesë, ndryshe nga Çairi dhe komunat tjera ku mundet disi të gjendet një vend i lirë, shkruan Zhurnal.

Në komunën Qendër madje edhe trotuaret janë të rezervuara për parkim dhe të njejtat paguhen.

Por çfarë ndodhë nëse e leni veturën të parkuar gabimisht apo aty ku nuk lejohet?

Në vendet ku nuk lejohet parkimi i veturave, në shumë raste vjen shërbimi i “marimangës” dhe u’a largon veturën, ndërsa për ta marë prap, duhet paguar rreth 2500 denarë. Nëse eventualisht arrini në vendngjarje duke u’a larguar veturën, gjoba shënon 1500 denarë.

Shpesh herë ndodhë kur shërbimet e “marimangave” bëjnë hile dhe nuk veprojnë siç duhet. Me fjalë të tjera, ata nuk i marin veturat luksoze dhe me targa të diplomatëve, por vetëm ato më të thjeshta dhe me çmime më të lira.

Një rast i tillë ndodhi dhe sot në të cilën hasi dhe e vëreu Agjencia e lajmeve Zhurnal. Në një rrugë të caktuar të komunës Qendër, “marimanga” kishte ardhur të largojë veturat që ishin të parkuara, e në të njejtin vend ishin parkuar disa vetura. Për çudi, “marimanga” i mori vetëm ato më të thjeshta dhe më të lirat, ndërsa nuk “i preku” ato më të shtrenjtat dhe me targa diplomatike.

Edhe pse ligji vlenë për të gjithë, prap se prap në raste të caktuara, kur edhe vet policët “frikohen” të largojnë ato vetura, ligji nuk meret parasysh ndërsa ndëshkohen vetëm qytetarët e thjeshtë.

Në fotografinë më lartë që e shkrepi vet Zhurnal, mund të shihni se në radhë për t’u larguar ishte një veturë luksoze e tipit “Mercedes”, por “marimanga” si duket “nuk e pa” atë dhe shkoi direkt e tek vetura e tipit “Ford Fiesta”. Pas 15 minutave erdhi përsëri, dhe përsëri nuk i preku veturat lukzoze. Pas Fiestës qëndronte i parkuar një VW dhe BMW të dy me targa diplomatike, asnjëra nuk u largua. Por edhe për herë të dytë nuk i mori ato por e mori një veturë tjetër që ishte parkuar më pas.

Agjencia e lajmeve Zhurnal e habitur për sjelljen e zyrtarëve policorë dhe të marimangës, kërkoi prononcim nga Komuna Qendër.

Nga atje së pari na sqaruan se në çfarë raste dalin në teren marimangat por nuk dhanë përgjigje konkrete për rastin në fjalë.

“Në përputhje me rregulloren për largim apo rivendosje të veturave të parkuara në mënyrë të parregullt e kryen shërbimi “Marimanga”, me urdhër të personit zyrtar pranë MPB-së – policia e komunikacionit për hapësira publike të komunikacionit. Me urdhër të inspektorit kompetent komunal pranë sektorit për punë inspektuese të komunës Qendër – Shkup, dhe me përjashtime, mund të kryhet me kërkesë të përdoruesit të vendparkimit, nëse kërkuesi për largimin e veturës është shfrytëzues i parkingut rezident apo është nën kompetencë të ndërmarjes dhe vetura që duhet larguar nuk është evidentuar nën regjimin e veturave të parkingut rezident, gjegjësisht nuk ka kartë valide për parking”, thonë nga komuna Qendër.

Nga këtu nuk ishte asgjë e qartë se pse zyrtarët e marimangës nuk larguan veturat diplomatike të cilat ishin të parkuara gabimisht njëlloj si ato tjerat që u larguan.

Zhurnal dërgoi përsëri pyetje deri tek komuna Qendër për të dhënë sqarim për rastin në fjalë, ndërsa nga atje u përgjigjën se zyrtarët kanë vepruar ashtu siç është dashur.

“Në rastin në fjalë punonjësit kompetent në NP Parkingje të komunës Qendër kanë vepruar në përputhje me urdhërin e dhënë nga personi zyrtar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policia e komunikacionit për hapësira publike të komunikacionit”, thonë nga Komuna Qendër.

Sipas komunës Qendër, është dhënë urdhër për largimin e veturave në këtë rrugë, por me siguri nuk është bërë selektim se cilat vetura të largohen saktësisht. Urdhëri jepet për largimin e të gjitha veturave të cilat nuk janë parkuar si duhet, ndërsa fajtorë ishin të gjitha veturat e parkuara në këtë rrugë. Por gjithsesi, policia mbylli sytë dhe u shqiptoi gjoba shoferëve të veturave “më të thjeshta”.

Prej këtu mund të konkludojmë se me të vërtetë ligjet dhe rregullat nuk vlejnë për të gjithë njësoj.

Për veturat e diplomatëve se mund të meren nga marimanga, pati paralajmëruar edhe vet kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

Ai në nëntor të viti 2019 pati paralajmëruar të gjitha përfaqësitë e shteteve të huaja se veturat zyrtare duhet t’i parkojnë vetëm se në vendparkimet e parapara për parkim, e në të kundërtën të njejtat do të gjobiten ashtu si gjithë të tjerat, por ja që edhe kjo nuk vlenë dhe nuk respektohet.

Diplomatët vazhdojnë të sillen si në shtëpi të vet. Shteti dhe autoritetet lokale si duket nuk kanë fuqi të përballen me diplomatët dhe kështu, vazhdon padrejtësia ndaj qytetarëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

Aksion i madh antidrogë, janë arrestuar 12 persona, mes tyre dhe një polic

Z H

Konfirmohen ndryshimet në Kodin Penal, vendoset një vepër e re penale

Z H

Do të formohet NP për menaxhim dhe mbrojtje të Parkut Nacional Mali Sharr

Z H

Azeski: Ballkani të hapet, historia të mbyllet, biznesi të bashkohet

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...