Mario Bolognari: Veshja arbëreshe me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt BE

nga Xh M

Ish-politikani dhe antropologu Mario Bolognari është shprehur se veshja arbëreshe është me rëndësi për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Komentet Bolognari i bëri në ‘Euronews Weekend’ me gazetaren Greta Topjana, ku tha se kostumet arbëreshe dhe tradita e tyre përfaqësojnë mënyrën e të menduarit të vendeve të tjera europiane.

Ai tha gjithashtu se kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar.

“Që nga fillimi kostumet femërore kanë përfaqësuar një lloj gjuhe të përbashkët të një zone jo të lokalizuar në një shtet të caktuar. Por një zonë më e madhe e shkëmbimeve të diasporës që është shumë e rëndësishme sot, të kthehesh edhe të argumentosh për këto tema është shumë e rëndësishme për të ardhmen. Kostumi femëror bën pjesë edhe në ciklin e vitit për të tjerë.

Sepse gruaja e vesh edhe të dielën e pashkës, në krishtlindje, apo valle që quhet në arbëresh. Është një kostum që tregon si të thuash një kartë identiteti të gruash si mbretëreshë e skenës në ato momente që ajo përfaqëson. Kjo bën pjesë në ciklin jetësor, sepse e vesh kostumin në ditën e martesës, por e vesh edhe në ditën e vdekjes. Këtu kemi diçka që shkon përtej kulturës së vendeve të vogla. Takon një ndjenjë dhe mënyrat e interpretimit të jetës që bëjnë pjesë në të gjithë Europën.

Pra janë kostume dhe tradita dhe mënyra të të vepruarit të vendeve të tjera europiane. T’i japësh të drejtë traditës dhe të humbësh objektet apo veshjet, edhe kjo bën pjesë në Europën e së nesërmes. Edhe përdorimi i inteligjencës artificiale bën pjesë në këto pyetje. Pra çfarë do ruajmë nga e shkuara dhe çfarë do të marrim me vete drejt së ardhmes”, tha Bolognari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More