Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mario Draghi si kryeministër i Italisë: Ja cilat janë sfidat me të cilat do të përballem

Mario Draghi ka pranuar të marrë postin e kryeministrit të Italisë dhe pritet që të formojë qeverinë e re.

Ai u prit nga presidenti Sergio Mattarella ditën e sotme dhe zhvilloi një takim që zgjati rreth një orë e 10 minuta, njoftojnë mediat italiane.

Në përfundim të saj, u shpreh: “Falenderoj Presidentin e Republikës për besimin që më ka dhënë. Është një moment i vështirë. Triumfi përballë  pandemisë dhe përfundimi i fushatës së vaksinimit janë sfidat me të cilat do të përballem. Ne kemi mundësinë të përdorim burimet e vëna në dispozicion nga BE. Unë besoj se nga konfrontimi me palët dhe grupet parlamentare, dialogu me forcat shoqërore mund të sjellin unitet dhe bashkë me të mundësinë e dhënies së një përgjigje pozitive ndaj kërkesës së Presidentit të Republikës për të drejtuar një qeveri të re”.

Kujtojmë se para disa ditësh, Conte paraqiti vendimin për të dhënë dorëheqjen para presidentit Mattarella.

Giuseppe Conte është përballur me kritika të mëdha për trajtimin e bërë pandemisë së koronavirusit prej të cilës kanë humbur jetën më shumë se 85,000 italianë. Giuseppe Conte, kryeministër që nga viti 2018, i mbijetoi një mocioni mosbesimi. Votimi u thirr ish-kryeministri Matteo Renzi, i cili e tërhoqi partinë e tij nga koalicioni.

Postime të ngjashme

SHBA paralajmëron kundër udhëtimit në disa shtete

D V

Rikthehet komunikimi mes dy Koreve

D V

Ushtria amerikane do të largohet deri në fund të vitit nga Iraku

D V

Nju Jorku rrit përpjekjet për nxitje të vaksinimit

D V

Partitë nga Republika Sërpska bojkotojnë institucionet e Bosnjës për shkak të mohimit të gjenocidit

D V

OKB bën thirrje për ulje të tensioneve në Tunizi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...