Ajo është një nga aktoret më të dashura për publikun, e njohur gjerësisht për rolet e saj komike, ku pa dyshim Esmeralda me të madhin e të ndjerin Met Bega është një nga më të arrirët e saj. Aktorja shumë e dashur për shqiptarët, Marjana Kondi, ka festuar dje 60 vjetorin e lindjes.
Artistja e njohur ka marrë shumë urime nga miq e të afërm, si dhe dhurata të ndryshmeqë i kanë zbukuruar ditën e lindjes. Një nga dhuratat qe tërhoqi më shumë vëmendje ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dërguar aktores një shishe verë të kuqe. Në foton e publikuar nga vetë Marjana Kondi, aktorja shihet e ulur në një karrige dhe me shishen e verës në duar, të cilën ia ka dërguar kryeministri në këtë ditë të veçantë për të.
“Mirënjohje dhe falënderime Z.Kryeminister qe ne ditën time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me një dhurate simbolike si shenje vlerësimi për kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi”, ka shkruar Marjana krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.