Teknologji

Mark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung

Zhurnal Ads

Samsung dhe Facebook kanë qenë partnerë në projekte të ndryshme për një kohë të gjatë.

Tani, CEO i Facebook ka zbuluar se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë të Samsung dhe i ka përdorur ata për disa vjet.

Në një diskutim me Marques Keith Brownlee që e ka kanalin e tij në YouTube, CEO i Facebook, Mark Zuckerberg zbuloi dashurinë e tij për telefonat inteligjentë Samsung dhe Android në përgjithësi, transmeton Telegrafi.

Brownlee e pyeti se çfarë telefoni ka Zuckerberg në xhep tani, dhe ai u përgjigj duke thënë “e dini, unë përdor telefonat Samsung për disa vjet dhe unë jam një adhurues i tyre i madh. Unë mendoj se ata (Samsung) ndërtojnë telefona të shkëlqyeshëm”.

Zuckerberg gjithashtu tha se i pëlqen Android dhe shpjegoi se miliarda njerëz që përdorin produktet e Facebook përdorin telefonat inteligjentë Android.

Oculus në pronësi të Facebook ka pjesën më të madhe të tregut në tregun e syzeve VR (realiteti virtual) në botë tani.

Postime të ngjashme

Amazon mposht Google dhe Facebook

admin

iPhone 12 Pro lejon që njerëzit të verbër ‘të shohin’ të tjerët përreth tyre

S.B.

Kush është më i rëndësishëm, shpejtësia apo kapaciteti i RAM?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...