Edhe pse tregtarët me Ligjin për praktika të padrejta tregtare janë të kufizuar që marzhet që ua imponojnë prodhuesve dhe shpërndarësve të jetë më së shumti 10%, nuk heqin dorë nga qëllimi që ta kthejnë mundësinë për fitim ekstra. Para se të sillet Ligji, marzhi që vendosnin tregtarët sillej deri në 40%, andaj u vendos kufizim ligjor. Me këtë dëshirohet që të ndikohet në çmimin e produkteve si dhe në inflacionin që po i varfëron qytetarët.
Nga Ministria e Ekonomisë, sikur janë në dilemë që të pranojnë një pjesë të kërkesave të tregtarëve ku përveç marzhës është edhe kërkesa që të mund t’u kthehet malli i blerë distributorëve apo prodhuesve.
Ristevski thotë se në takimin me Odat ekonomike që u mbajt para dy ditëve, nuk ka pasur kërcënime ndaj tregtarëve, të cilët, sipas informacioneve nga qarqet e biznesit, jo vetëm që kanë paralajmëruar se pas Shportës së Vitit të Ri do t’i kthejnë çmimet si më parë, por edhe do t’i rrisin.
Një prej shpresave kryesore edhe të Qeverisë së kaluar edhe të kësaj të tanishmes, rreth parandalimit të rritjes së çmimeve në markete është pikërisht zbatimi i Ligjit për parandalimin e praktikave të padrejta tregtare që hyri në fuqi në shtator të vitit të kaluar, por sanksionet nisën nga fillimi i këtij viti.