Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Marko Gjuriq: “Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, është shprehur se shteti i tij është plotësisht i vetëdijshëm për realitetin që përballen me Kosovën.

Ai ka shtuar se është e nevojshme që të “gjendet një zgjidhje e drejtë” me të cilën të dyja palët do të ndaheshin të kënaqura në mënyrë të barabartë, transmeton KlanKosova.tv.

“Kosova për neve serbët është djepi i identitetit kombëtar. Mbretërit dhe shenjtorët tanë prehen në Kosovë, por po ashtu ka një komunitet të vogël që arrin të mbijetojë si minoritet”, është shprehur Gjuriq për Uashington Diplomat

“Ne serbët besojmë se Kosovë është pjesë e territorit tonë”.

“Ne duam që të përmbyllet çështja në mënyrë që asnjëra nga palët të mos ndjehet e lënduar – që të dy palët të jenë të kënaqura pjesërisht. Nuk është e lehtë. Ne duhet të nisin bisedimet, sepse është më mirë për të folur mijëra ditë sesa që të përfundojnë një ditë në konflikt”.

Gjuriq ka thënë se Serbia pret që të ketë punë të vështirë me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

Pres që do të kemi punë të vështirë me qeverinë e re, për shkak të Kryeministrit Albin Kurti i cili që në fillim të mandatit të tij ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioritet”.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...